Drejtoria e Shërbimeve publike vazhdon me realizime  të shumë projekteve.

                  Drejtoria e Shërbimeve publike, me drejtorin Çelë Lamaj, dhe stafin tjetër përcjellës , vazhdon me realizime  te shumë projekteve, tash pas ‘’Shadërvanit’’  dhe  rrugëve ‘’Shuaip Spahiu’’, e rrugë tjera  në  Qendrën Historike   të qytetit , edhe nëpër fshatra  si në ;Piranë, Karashëngjergj e shumë lokacione  tjera  po kryen shërbime infrastrukturore në shërbim të  qytetarëve. Po sot,ka filluar pastrimi dhe hapja e kanaleve të kullimit në anët e aksit rrugor që lidh Lagjen e Trimave (Tusus) me Malësinë e Vërrinit (Lubiçevë), projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që përfshin një gjatësi prej 5 kilometrash dhe ka qëllim përmirësimin e sistemit të kullimit dhe përmirësimin e kushteve të trafikut në këtë pjesë të Komunës së Prizrenit./www.QendraPress.com/