Drejtoria e Shërbimeve Publike,aty ku zbukurohet e ku frymon Prizreni.


Drejtoria e Shërbimeve Publike filloi sot ,me lyerjen e shtyllave të ndriçimit publik që kanë pësuar dëmtime të lehta apo janë prekur nga korrozioni, kryesisht në zonën e qendrës së Prizrenit. Sigurisht, ky aksion do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera. Por ,jo vetëm ky projekt ,por janë edhe dhjetëra projekte të kësaj drejtorie anekënd qytetit e fshatrave të Prizrenit që punohet .Drejtori Çelë Lamaj, kështu me gjithë këto projekte bashkë me drejtoritë si :DKRS,DKA,Inspektorate, Administratë,Urbanizëm Turizëm etj, këtë qytet e kanë shëndruar në një qytet admirues për mijëra e mijëra vizitorë nga Kosova , Rajoni e besa edhe nga gjithë bota, duke mos përjashtuar edhe: Japoninë , Spanjën e vende tjera./QendraPress/
