Drejtoria për Kulturë , Rini e Sport në Prizren me realizime të shumta dhe dhjetëra projekte të realizuara

Drejtoria për Kulturë , Rini e Sport në Prizren sipas drejtorit të kësaj drejtorie Adem Morina , tashmë ka arritur të realizojë projekte të shumta që shumica prej këtyre edhe ishin të harruara apo të lëna pasdore siç është rasti më bibliotekën e qytetit, shtëpinë e Kulturës në Zhur, me organizime të festivaleve tashmë të njohura dhe me rëndësi të veçantë jo vetëm për Prizrenin por edhe më gjerë për Kosovën, Lidhur me këto projekte drejtori Adem Morina fletë dhe pohon se këto projekte janë dëshmi se Prizreni është tashmë qytet i festivaleve, qytet i sporteve dhe qytet i kulturës dhe traditës,
Kurse ai pos organizmit të eventeve si 1 Qershori, Dita e Fëmijëve, pastaj 10 Qershori datë kombëtare e LSHP-së dhe 12 Qershori Dita e Çlirimit fletë edhe për festivalet e reja të organizuara e që tashmë janë me renome.
Kurse në kuadër të organizimit të jetës sportive fletë edhe për vizitën e Anëtarëve të Komitetit Evropian të Vlerësimit të ACES, të cilët qëndruan në Komunën e Prizrenit për procesin e vlerësimit të infrastrukturës sportive në kuadër të kandidaturës sonë për titullin “European City of Sport 2026”, me ç’rast u prezantua edhe dokumenti i përgatitur për kandidaturën e Prizrenit për këtë ngjarje të madhe sportive. Duke theksuar se shpreson se në vitin 2026 Prizreni do të jete Qytet Evropian i Sportit 2026, që do të ishte një rezultat kulminant.
Kurse ai ka theksuar se tashmë është kompletuar edhe me staf dhe presin që këto rezultate ti shtojnë edhe më shumë