Dy të vdekur në një aksident trafiku në rrugën Komoran-Caralevë 

                                Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Komoran – Caralevë.Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ku e njëjta ka bërë të ditur tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, por që dy prej tyre nuk i kanë mbijetuar plagëve.“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti.Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe mee rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Reporteri.net/