Dy të vdekur nga një aksident në Drenas, Policia jep detajet
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Drenas-Skenderaj, nga i cili mbetën të vdekur dy persona – një grua dhe një fëmijë.Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar se rreth orës 14:00 kishin pranuar informata për aksidentin fatal.“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha ai. Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.