Dyshohet se përvetësoi mbi 150 mijë eurove gjatë viteve 2017-2019, arrestohet një zyrtar në Prizren

Foto nga arkivi

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150,660.61 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 01.01.2017, në Prizren.Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/