“Dyshuam se ishte..”/ Detaje të reja nga tërmeti në Fier, banorët: Lëkundjet ishin..

Një termet me magnitutë 4 Rihter ka shkundur mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit. Nga raportimet e para mësohet se një pjesë e qytetarëve dyshuan paraprakisht se mund të jetë shkaktuar nga plasje që bëjnë në nëntokë kompanitë që operojnë në fushat e naftënxjerrëse të Marinzës pasi lëkundjet kanë qenë vertikale.Sipas konstatimeve të para nuk dyshohet se ka dëme materiale por do të mbetet të konfirmohet në orët në vijim.Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm edhe në Vlorë. Epiqendra e tërmetit është raportuar të jetë në fshatin Çifçi, ndërsa ngjarja sizmike ka ndodhur në orën 19:32