E dhimbshme: Nëna nga Skenderaj raporton se i vdiq vajza derisa ishte në gjumë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kosterc të komunës së Skenderajt. Në nënë nga ky fshat ka raportuar se i ka vdekur vajza derisa e nejta ka qenë duke fjetur.Për rastin, nga Policia e Kosovës përmes raportit policor 24 orësh kanë bërë të ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.Rasti po hetohet nga hetuesia.
Njoftimi i plotë:
VDEKJE E DYSHIMTË Fsh. Kosterc, Skenderaj 24.03.2023-06:33.
Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është ndërguar në IML për obduksion.