E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve; Marjeta MUSARAJ
ZJARRI I ZEMRAVE
—————————————-
Lumi i shpirtit nder vena me vërshon,
Dallge ortekësh,jehojnë me gëzim,
Krahët e mallit kam dale përqafoj,
Dashuria jone me fal lumturinë!
Po dehem me prushin e këngës time,
Te kam si yll dhe diell do te quaj,
Ti nuk je flaka e nje drite vetëtimë,
Je dhimbja e bukur qe me ben te vuaj!
Unë rrahjet e zemrës akoma t’i ndihej!
Busti i hijes time brenda te ka mbetur.
Mbi shtratin e ëndrrave pushtojmë qiej,
Zjarri i zemrave kurrë s’ka për tu tretur!
Marjeta Musaraj
/www.qendrapress.com/