E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve: Valbona Pasha Kordha 

VALS DASHURIE

————————————–

Ja atje ku shkëlqen rrezja,
ëndrra ime mori jete.
Rrezja mori krahët e veta,
përmes rrezesh veten gjeje.

Dita shpalos bardhësinë,
shoh buzëqeshjen tende te ëmbël .
Pasioni yt me mbajti ngrohte,
brenda thellësive te zjarrta te zemrës.

Edhe bashke për një çaste vallëzuam,
ashtu nen tempull dashurie.
Çdo muzike sonuar për ne,
si rreze magjie dashurie.

Ndjeje tek zemra jote rreh,
dëgjoje ritmin e zemrës time.
Nen shkëlqimin e diellit te zjarrte ,
vallëzuam vals dashurie.

V.Pasha Kordha