E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Afërdita HADAJ

Ty të thirra babi
————————-
Në djep të dy motra
fati na dënoi.
Babanë biologjik
ushtar e kërkojnë.
Skaloi një vit
erdhi lajmi zi
Babi na ish vrarë
nga një plumb në gji.
U vra, a e vranë
për ne qe mynxyrë
Komandantët than
U vra në detyrë.
Pastaj nisën vuajtjet
si kalavar i gjatë
Për ne, dy jetimet
për nënën e ngratë.
Në djepe ngarkuar mua seç më mori
Do ta linte derën
ashtu ish zakoni.
Iku duke qare
me kuje, u bë vrer
Se vajzën e madhe
la në atë derë.
Kaluan dy vite
nënën, e martuan
Prapë me mblesëri
malit e kaptuan.
Fati jon e deshi
ish njeri i mirë
I vuajtur i hequr
kish pas fatin tim.
Më mori në krah
dhe më përqafoi
Ti je djalë i babit
kështu, më pagëzoi.
Më rriti me halle
por me dhembshuri
isha vajzë e par,por djalë më thosh ai.
Një tufë fëmijë
erdhën prapa meje
Prapë pekule tijë
isha dhe atëherë.
E desha kaq shumë prindin tim të dytë
Më rriti më martoi
u gëzua me një nip.
Mirëpo fati zi
sqe në anën tonë
Një sëmundje rëndë e mori përgjithmonë.
Iku shumë i vuajtur
I lodhur pa mas
Na la shtat jetimë
dhe vuajtjet mamasë.
Babai im i dashur
shpirt më tbukur ska
më dhe emrin bijë
un të thash baba.