E diela e 7 poezive dhe 7 poetëve:Gëzim AJGERAJ
ETJE NË FJALË
————————————
Thatësi në fjalë, në shpirt në mungesën tuaj
Silueta të trazuara në kolonën e mallit dhe orën e prishur
I huaj mes të huajve dhe damkën e përbuzjes prapa shpine
Me se ta zbukuroj fjalën, ç’t’i jap vargut, në këtë thatësi alpesh Ku fjala shkrumbohet buzëve nga zjarrmi e mungesës suaj
Ku kënga digjet thatësisë së mallit, ende pa i vënë notat në pentagramin e udhëve e shkrihen në lot, e dita bëhet pelin Mungesës i vizatojmë portretin e mallit, etjes ia ledhatojmë ngjyrat
Me tingujt e dhimbjes i ngushëllojmë vargjet që të mos na i zërë Harrimi i mallkimit të udhëve në kolonat e ikjes pa arbitër Himnit të largësive ngrij flamurin e ylbereve të fjalës
Largësitë tek i lidh nëpër jehonën dhe krismën e saj
Që na nxjerr nga harrimi e më kthen atje ndër lisa
Mes dashurisë suaj, mes ëndrrash e mes kullave të shkreta
Ku përhyjnojmë ecjet tona e ditës i vëmë një emër
Me netët e vona gëzojmë edhe kupën e qiellit e atdheun
Ku breznive u vëmë emra burimesh, lumenjsh e malesh
E na shtohet kënga jonë nëpër ecjen plot dritë për të nesërmet Që do të vijnë të bardha si rrezja mbi Sharr
Për Vërrinin ku ruaj këngët e pakënduara të moteve barbare Dashurinë për lirinë të bërë shkrumb nëpër kulla
Qëndresën nëpër mote dhe besimin për dritën e së nesërmes Rritën time në kulla e porosinë e plisbardhit pranë oxhaku
Për besën e ruajtur ndër shekuj, traditën kullës
Ç’t’i jap më shumë vargut në këtë udhëtim alpesh
Kur ikja mbytet zjarrmisë e kolona e mallit më lë vetëm
Pos ngushëllimit se një ditë do mbathim mbathcat e do të nisemi
————————————————————————–