E diela e 9 poeteve elitare me;Fatime KALIMASHI

U KTHEVA…

——————————-

U ktheva

Me vargje dhe poezi

Me letrën e mbushur plot

Me zemër e me dashuri

Njëri-tjetrin ta duam fort

U ktheva

Si dielli në pranverë

Si lulet kur çelin në behar

Siç këndon ëmbël bilbili

Buzë mbi buzë me aromë trëndafili

U ktheva

Si flutura pikaloshe

Pas luleve e përmalluar

Nektarin e tyre për ta shijuar

Prej rrezeve të diellit ndriçuar

U ktheva…

FK

6.12.22

/www.qendrapress.com/ ———————————–