PRAPË DO TË TAKOHEMI

———————————–

Ka tetēmëdhjet muaj që të shikoj

Vetëm me sytë e zemrës

Dhe të flas me dorën e shpirtit

Që rënkon dhe s’ arrin ta mund

As ta fshehë dhimbjen

Që s’ më le asnjë herë vetëm…

Për ditë ditë e natë mëngjes dhe mbrëmje

Të përqafoj me krahët e mendimeve

Të përkëdheli me heshtjen e shpirtit

Me lotin e hidhur përcjellë fjalët e fundit

Që më shoqërojnë kujtimeve me ty …

Tani është pranverë

Natyra me mallin tënd më zgjon

Sytë e mi kanë veshur petkun gri

Para meje madhështor rri portreti yt

Duket sikurë më thotë :Moza eja, mos harro të vish…

Mes meje e teje pllakos heshtja

Si shi me stuhi bie malli

Me sytë nga qielli kërkoj

Vetëm edhe një herë të takohemi…

Mundohem të ngjyros fantazinë

Ah sikur e djeshmja t’i falte një çast të sotmes

Të dyja t’i bëheshin përjetësi së ardhmes

Me duar shikimesh të mund të të përqafoj

Si dikur të ta dhuroj fëmijërinë time…

Ngadalë zbres kujtimeve të jetës

Një buzëqeshje dua

Të vrapoj pa mbarim si atëherë

Kur nisja vrapin drejt prehrit tënd

Të të shtrëngoj fort dhe të fshij ketë dhembje

Të mundë këtë ankth që më lavron shpirtin…

Si sot 22 vjet më parë më ke përcjelle për emigrim Më mungon babush

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *