Dhembja e peshës 22 vite plotë trishtim

/Në kujtim të mbesave të mija Arbnores, Sarandës dhe dhëndrit  Hamdiut të rënë 13 maj 1999/

———————————————-

 Akoma e kam të freskët uturimën e aeroplanëve që  atë natë

Tri herë  ëndërr i pashë në  Elbasan, tek punoja në Tv’’Dardan’’

E zemrën e kisha të ndarë në malet e Kabashit, pas telefonatës që pata

Me zërin e  Arbnores se  do të vije edhe ajo në Mjekës tek tendat tona.

                     &  &  &

Plotë  22 vite  ëndrrat i shoh me gjakun tuaj të derdhur

E tradhtinë e serbëve që e bënë  mbi engjëjt si ju

Po kaq vite mas veten si Homeri për të shkruar epin e dhembjes

Sikurse Zeusi të ishte lexues  për këtë tragjedi pafajësie

                     &   &  &

Edhe  Zëri i Valonit e Vlorës thua se janë të përditshëm

Me porosinë e amanetit se Kosova është pjesë e gjakut të tyre

Plotë 22 vite janë plotë trishtim me krenarinë e madhe për liri

Kush e mat këtë dhembje më shumë se zemrat tona pa aritmi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *