KREJT ÇKA BËRI KJO ZEMËR …

——————————————

Akrepët e këtyre ditëve s’e trembën vetminë

mësa duart e tua trupin tim të kthyer në tastaturë

Prej meje u shmang dhe ajo puhi që gjethet tund

e melodia e lumthit të këtij mali që treti nën urë

Mbeta i vetëm me ndjenjat e mia nëpër dej

duke e shtyrë përditë këtë kohë tej e tej

Ajo që brenda meje zjarrmon e prore më mund

si këtë stinë të jetës sime përnatë e shterr me fund

Humbës i dëshpruar nuk ndihem as edhe një çast

krejt çka bëri kjo zemër e harruar – e bëri me kast

( 22 maj 2021 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *