FLET LASGUSHI

—————————–

Fjalë maje prushi ndezur e përndezur

një grimë shkëndijë më shumë flakë

gurgullon ai shpirt – shpirtush i thelli

fjala del prej fundesh kërkund nuk ngeli

e të merr e të ngritet gjoksi tepërpjeta

sikur fryn Malit të Thatë me rregëtima

bie mbi liqe kaltroshin ajo fjalëvetëtima

ngriten valët sikur nositët sa të jetë jeta

bie teposhtë e tepërpjetë gjoksit me prush

fjalë e ngjeshur valë pas vale tashti bredh

dhe djeg si nuk djeg kur shkel përmbi ledh

ngritet vjersha si pjergull plotë kokrra rrush

më tutje te zalli anija e lodhur u përpoq

nëpër prush të gjoksit tim diçka u ringjall

shkoi e t’u fërfëllua mu te guri një koran

sikur erdhi të më thotë: mos u lodhe jaran

21 maj 2015,Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *