E diela poetike me poeten;-Hamide AXHAMI

KUJDES O DJALË

————————–

Kujdes me fjalët o njeri.

Ti që ndron fytyrë,

si kameleon në pyll.

Në divan shtrihesh, gjërë e gjatë.

Si llum kënete,

që kundërmon aromë të keqe.

Kujdes me fjalët o djalë

Ti bir i fisit patriarkal.

Ata të lartësuan,

të ngritën mbi re.

Me nderime të emëruan,

për parimet e tua tradicionale!

Me dekorata të uruan.

Kujdes o djalë

Jam me fat që gëzoj shëndet.

Sundues i njerëzimit, është

Perëndia vet.

/www.QendraPress.com/