E diela poetike me poeten;-Mervete DRAGAJ

– E di për plagët, se me to u linda!
Sot ka diell në qiell
Ka edhe shi
Vetëm stuhi nuk ka.
Retë i kanë tretur
Mbi male dhe mbi det.
E di për plagët
Se me to u linda
Kur ma prangosën jetën
Me shtatë dryna.
U munduan
Të ma zënë dritën e diellit
Edhe pritë në të njëjtën kohë.
Sa lule kanë sjellë pranverën
Duan ngrohtësinë dhe shpirtin
Dhembjet nuk i dua më në jetë.
Sot në qiell ka liri
Ka vetëm buzëqeshje
Dhe shumë dashuri.
Sot
nëse i harrojmë plagët e atdheut
Bëhemi fajtorë si unë, edhe ti.
/www.QendraPress.com/