E diela poetike me poeten: Mirela PAPUÇIU

SHTËPIA E VETËDIJES
—————————————–
Tani që gjithë pemëve u ranë gjethet
E mbetën si goja pa dhëmbë,
Që jeta kafshon pajë me çfarë ishte
Mirë e nuk di pse u hidhërua më pas,
Dua të kthehem në shtëpi.
Tani që rrugët janë të lira,
Por të papërshkrueshme si zemra
Mbi të cilën endet e nuk ulet gëzimi.
Tani që fjalët janë kllapa ku varen naivët,
Ndërsa ti, plumbi im i fundit, dole huq
Dua të kthehem në shtëpi.
Tani që bulëzat e ujit qëndrojnë fshehur
Pas kanatave nga hyn e del
Një diell i rëndomtë vendesh të shkelura
Tani që kam edhe një mal me punë
të prapambetura,
Si prerja e ca degëve që ma kanë zënë
pamjen.
Tani, dua të them, kjo vetëdije e zhveshur
Si pemët, rruga, plumbi, dielli,
Është gëzhoja ime. /www.qendrapress.com