E diela poetike me poeten: Zamira AGALLIU

————————————-
Një perde e hollë transparente që lëviz si një puhizë …
Edhe një xham i kristaltë më ndan nga stacioni i qytetit tim…
Tej, tek porti udhëtarë që kthehen duke tërhequr zvarrë valixhet e mbushura me trishtim …
Disa ikin, të tjerë vijnë …
Ata gërvishtin me thonjtë e rrotave të thyera qetësinë …
I përshëndeta me dorë të gjithë kalimtarët ,
ata që ikën dhe këta që vijnë
U buzëqesha gjithë gëzim …
Ata më sollën lajme për vendin Tim
Pastaj, ikën ulën kokat …
tërhoqën heshtjen zvarrë
Mbushur me zhgënjim
E mbylla perden dhe fola gjatë me veten
për një premtim …
E mbusha dhomën me klithmat e psherëtima
Ah O Vendi Im
Ah O Vendi Im !!
/www.qendrapress.com/