E diela poetike me poeten;Albina CEKA

S’KAM LAKMI!

———————————–

Fatin jo s’ta kam lakmi.

Uroj mos të dalë shterpë

Herë,herë vetëm m’lë fati jem.

Si mund ti besoj fatit tendë.

Lotët lakmi jo nuk ta kam.

Se lotët më kanë lodh sakë.

Të qeshurat lakmi s’ti kam

Rrugës krejt ti kam lanë.

Bukurin s’ta kam lakmi.

Zoti na krijoj si mu dhe ty.

Dikush yll, dikush perri,

Vlen shpirti, jo veç dy sy.

Dashurin s’ta kam lakmi,

se çdo minutë e kam përbri.

Pasurinë jo nuk ta lakmoj,

vjen e ikën, jeta më mësoj.

/qendrapress.com/