E diela poetike me poeten:Dea Basha

Përgjakje
——————————-
Më vrit në funeralin e trëndafiltës hënore
A do të jesh gjithmonë e përflakur sipër meje?
Shiko hënën, dritë e kuqërremtë ishe, do të jesh
Hënore do të jesh gjithmonë e përflakur sipër meje
Në trup vajtuam mëkatuam pafajsisht
E trëndafiltës ishe pafajsisht gjithmonë e përflakur sipër meje
Sydehur ,për ëndrrën gjithmonë
Për funeralin e kuqrremtë mëkatuam ëndrrën e përflakur sipër meje
Dhe në epshin…
Në dritë vajtuam për epshin e përflakur sipër meje
Lexo qiellin e përflakur
Vrit hënën trupdehur në qiellin sipër meje
Brenda Sipër
Meje
Më shiko në sy dhe lexo brenda meje
DEA