E diela poetike me poeten;Ganimete Jakupi,Demiri

SYTË FLASIN…
******************
Sa herë t’i shikoj sytë e tu,
Shoh një botë plot magji,
T’i lexoj ata sy të shkruar,
Edhepse asnjë fjalë s’ma thua…
Sytë e tu flasin shumë,
Edhe natën më lënë pa gjumë,
E di këtë ndjesi e ke edhe ti,
Po s’ma thua dot mua në sy…
Të kuptoj edhepse nuk merr guximin,
Se ti ndoshta ndryshe e sheh përfundimin,
Mbase druan nga ndjenjat e mia,
Dhe rri vuan në heshtje nga dashuria…
Athua ti nuk i lexon sytë e mi?!
Ata të shprehin shumë dashuri,
Në çdo çast të kërkojnë ty,
Si një e çmendur plot nostalgji…
Sytë e mi flasin edhe për ty,
Fshehurazi vështrojnë gjithçka,
Kërkojnë një shpirt binjak,
Të jetë me ta ditë e natë… Ganimete Jakupi, Zvicër