E diela poetike me poetin;-Hatip HULAJ

I VETMUARI

———————–

Ecte dhe këndonte

luhatej djathtas e majtas

dukej sikur vallëzonte

mbahej mureve të ndërtesave,

hera herës u rrëzonte,

çohej në këmbë duke u mbajtur

ndonjëherë kinse fishkëllente

gjuha e trashur e tradhtonte.

Ishte dehur ,e bërë tap

kështu gati çdo natë

që një kohe bukur të gjatë.

Një ditë nga kafeneja duke dalë

i rrëshqiti këmba në shkallë

i përgjaku hundë dhe ballë.

U çua këmbë u nis për spital

rrëshqiti në një gropëz, pëlkeu këmbën

qëndroi aty derisa thirrin taxin

por ai u vonua shumë për ta marrë

kur e panë në një gjendje të tillë

e dërguan urgjentisht në spital.

Mjeku pasi e kontrollon

dhe kujdesshëm e trajton,

ti merr anamnezën fillon,

çfarë të ka ngjarë o xhaxha,

pse kaq shumë pi në pleqëri

a ke familje, grua, a ke fëmijë

a ke ndonjë të afërm,a ke shtëpi.

Me plakën moti jemi ndarë

prandaj jam bërë në këtë hall,

fëmijë kam, tre djem në Gjermani

i vetëm kam mbetur në shtëpi

ç’të bëj tjetër pos të pi raki .

Kujdes nuk kam, por, para më dërgojnë

por ato të shkretat vetëm në kafene më udhëzojnë.

Ku të vete ,kah të shkoj nuk di

në shtëpi i vetëm, më han ajo qetësi

s’jetohet kështu në vetmi.

Kurrë këtë “viranën”nuk e kam pi

vetëm tash në pleqëri,

duhani dhe rakia më bëjnë shoqëri

edhe në vdeksha do vdes si zotëri,

por s’di a n’kafene a n’shtëpi,

apo do më shkel ndonjë kerr rrugës kur eci

apo në ndonjë shakt diku do ngeci.

Po më trego doktor si të veproj

ku të vete dhe kah të shkoj,

desha të shkoj në shtëpi të pleqve

frikohem mos më rrahin grushta,

ato motrat famëkeqe !

/www.QendraPress.com/