E diela poetike me poetin ;Sahit Osmani

KOHA NGJIZ PESHËN
E DHIMBJES
———————–
Me hirin e mbetur nga zjarri
koha ngjiz peshën e dhimbjes
për të ruajtur drejtpeshimin
ta mund të keqen e së keqes
Dhe kërkon që të zhvendosemi
atje ku dashuria ka klimë tjetër
në rrugën e vështirë të jetës
me ngulmimin e kryeneqësisë
Koha na rëndon e hedh dritë
të afrohemi me njëri-tjetrin
kufijtë e ndarjes t’i asgjësojmë
bashk t’i shijojmë dashuritë!