E diela poetike me poetin;-Skender BERISHA

NA BRENË MALLI NA BRENË

Luftëtarit të paepur,Cenë Aliçkaj

——————————————

Ti Cenë prej më të mirit vend

Që e deshe sa shumë lirinë

Sa me zemër e ndoqe

Që në fillim

Prej shtegu në shteg

Ish mot i mirë a me suferinë

Zemër që rrihte

Për Dardaninë

Prej dite në ditë shtohej dashuria

Kur flisje ti

Ndër flakë të shpirtit

Prej cepi në cep lidhej Shqipëria

Ndër shokë ti pa përtesë prije

Edhe kur shkoje edhe kur vije

E natë e gjata sogjonte përjashta

Plotë plagë edhe hënë e ngrata

Sa një shekull dita edhe nata

Për të kaluar edhe një va

Dielli kur përvëloi

Edhe bora kur shtroi

Sa shumë bëre sa pak për veti the

Lum ne për ty

Veç trupi yt treti

Te fshati e qyteti shpirti mbeti

/www.QendraPress.com/