E diela poetike me poetin;Sahit Osmani

POETI
—————-
E skalit fjalën si argjendari arin
të begatojë mendjen me urtësi
që ndriçon si yjësi e dritëplotë
të shfaqë nëpër kohëra mrekulli
Pareshtur si një rilindje fatlume
ne ndiejmë urtësi edhe dashuri
fjalë e artë të shëron e begaton
gjer në skutat e thella të shpirtit