E diela poetike me shkrimtarin;Faruk Tasholli

POPAT DHE ZOTI
(Satirë)
Popat n’fije q’i paskan ra
T’madhin Zot serb si m’e ba,
Ia kërkojnë në qiell selinë
Bashkë me ta me ra n’Cetinë!
Por keq t‘shkretët i zu sherri
Kur s‘u ngjit helikopteri,
Fluturim si të shkojnë tutje
E t’iu kthyen Zotit me lutje!
Çuen kryqin e çuen gishtin,
Bane Zot, serb Jezu Krishtin,
Mbana n’gji – popull qiellor
Krejt Balkanin ta kemi n’dorë!
Na jep krah na kthe fuqinë
Në Kosovë ta çojmë ushtrinë,
Se aty andrrat i kemi
Aty na pret Jerusalemi!
N’Cetine Zoti lëshoi mëshirë
Iu tha popave me dëshirë:
S’i marr lutjet k‘shtu:kili-vili
Pa i shoshitë me rend Bondstili!