E diela poetike me vargjet brilante te poetes.Nexha Reçica

REBELI IM
—————–
Dashurinë ma çmo
Se e kam të shenjtë!
E kam gëzim
E kam hidhërim
E kam vuajtje,
E kam vetmi!
E kam gjithçka
Përveç jodashuri!
N.Reçica libri ,,Dashuri e Pashkruar”.
SHIKIMI NGA DRITARJA
———————————
Shikoj nga dritarja
Kur ai kalon aty pranë!
Më dridhet zemra,
Apo xhamat thehen?
Kur asnjë përshëndetje
S’mund t’ja jap!