E hëna poetike me poeten;Dije LOHAJ

KĒNGË PËR FLAMURIN
————————————————-
Shumë flamuj valojnë nëpër botë,
Por valëvitja jote
Ka hirin e mbetur të betejave,
Ka freskinë e krojeve
Që sa herë ktheheshim nga lufta
Shuanim etjen e zhuritur,
Ka muzat e pagëzuara me fitore
Të betuara betejave të reja dhe tē vjetra
Ngulitur rrënjëve tê tokës mëmë.
Shumë flamuj valojnë nëpër botë,
Por ngjyra jote ka gurgullimën
E gjuhëve tē heronjve,
Ka moshën e mëmëdheut
Kur valëvit e shqipton erën e stinëve,
Në çdo pore ngjiz kohën e mirë
Dhe plagët e vjetra e të reja i mëkon.
Je kudo, sa here loti bën shtratin e lumit,
Sa here dheu bëhet copë-copë,
E copat e tij i mbledh një nga një
E i vë në shtratin e zemrës mëmë,
Dhe nuk e lë tê vyshket zjarri i besës
Se u betuam që të dy
Tek frymuam në legjenda prej gjaku
Mbi vegim shekujsh
Se njeriu legjendë e dinte përmendësh
Apoteozën e flamurit
Shpeshherë ngatërruar nga e liga, shëmtia
Nëpërkëmbur nga fjalime gogolësh.
Shumë flamuj valëviten nëpër botë
Por pêr ty ndjej
Tërë universin zjarrmor brenda kraharorit
Se i shenjti dhe nuk hiqet se nuk hiqet
Nga shputa ime me erë buke
E me erë lulëkuqe nuk shqitet
Se gjakimi në gurgullimën shekullore
Gurrën dhe kullën s’i shembin kurrë,
Mbi atdhe valëvit i shenjti flamur!
/www.qendrapress.com/