E hëna poetike me poeten;Elida BROSHKA

Kam dhimbje nga brenda

_________________________________

Zot i Madh nuk duroj dot,

kur do te me lere dhembja?

e lënduar jam nga ty sot!

Te uleras jo nuk mundem

se cmendina me turbullon,

këtë zemër qe s’lekundet

asnjëherë kur dashuron!

Te rrëmbej gjithë jetën time

te paçmuar nga gjithesia…

le te vdisja une prape jetime,

dhe te shuhej kjo xhelozia!

Ç’fare te them kur s’kam fjale,

ngrysja, errësira e syve te mi…

te mbijetoj sa për te mbes’ gjalle?

se jam ëndrra unë, përsëri

Me ndëshko nëse s’ke zemër,

vendos gurë te mos godasë…

asnjëherë, as tjetër femër…

se prape unë do ulerase…

Do derdh lot se s’ke mëshirë,

premtime qe nuk patën vlere,

as mirëmëngjesi, as natën e mire,

Por ta dish, unë rroje me ndere!

/qendrapress.com/