E hëna poetike me poeten:Elona POZHEGU
Shiu
————————-
A të kujtohet kur fjeta e shtrirë në buzë
pikla shiu shtoheshin mbi gurrën e lotëve.
Më vjen të fle në gjumë të gjatë
afër luleve të etura kërkonin shtrëngim.
Vështrimi yt i ngulur në shpirt
rrënonte botën në kujtesë të dashurisë.
Zymtia e kohës dërgon engjëjt e lartësisë
me veprën alegorike të poezisë sime
ku të shtrijnë mbi lumin e qytetit.
& & &
Trupi nuk hesht
————————————-
Vallëzoj edhe kur soditëm në goditjet e qepallave tua.
S’po më thërrmohen ëndrrat.
I mbledh krahët e thyer dhe prapë vallëzoj.
Lërmëni të shkrihem.
Gabimi më ka gris fustanin e së ardhmes
Me lëvizjet e shpirtit ku zhveshur vazhdoj
Trupi që nuk hesht luhatet për qiell.
Hapat do i çjerr.
Ashtu ndjenja e zemrës ma do, vallëzoj!
Telat e jetës u drodhën në melodi
Në lotët e tingujve po mbytem
Përkundrazi ndjehem e lumtur që jetoj.
Elona POZHEGU