E hëna poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ

KOHË E VËSHTIRË.

———————————————

Ballkani zien, trazira kudo,

nuk zmbrapset Rusia në Ukrainë,

vriten bijtë e nënave, ushtarë marr me zor,

Ukraina përballet me krenari.

Lufta vret njerëz, sjell varfëri,

ekonomitë lulëzojnë në kohë paqe,

Rusia i pret gazin Evropës, si një ari,

në çdo prag shtëpie shtohen hallet.

Dimri po vjen, pisk venë punët,

energjinë do na sjellin me orar,

çmimet rriten, arrijnë të pamundurën,

rrogën që marrim llogarisim për hall.

Këtu ku jetojë, vunë një ligj,

energjinë kush kursen, merr

shpërblim,

sikur të ndodhë dhe në vendin tim,

dimrin do kalojnë me dru e qirinj.

Kurrizit xhupin, kuvertën krahëve,

gati sobat me dru e vajgur,

në defter filloni e shkruani borxhet,

të kthejmë historinë si në kohët dikur.

Na hollohet shpirti si fija e perit,

nga hallet që na shtohen gurë mbi shpinë,

nën çatinë që varet, lypsi i gjorë,

duart e vogla do ngroh me frymë.

Nga dhëmbët e epsheve të politikave varemi,

kafshatë na kanë, kur në varfëri na terrin,

llavë e zemërimit, zien e zien,

kur të shpërthejë dhe ashtin do djegin…