E marta poetike me poeten; Kimete Zahiti Ternava 

Largësia

———————————-

Kisha shkuar larg

ku dielli nuk perëndonte kurrë

kisha shkuar ku as nuk vdisja ,

as nuk jetoja

endesha si një fajkua

herë në një degë

herë në një tjetër

Po vend nuk zija

Të buzëqesh s’harroja

Më bëhej se isha lënduar

se s’mund të përballja

Një shtet të ri

Një gjuhë të huaj

Kurrë nuk u mësova

As nuk mësohem

E di vetëm ai që është mërguar!

Ndjenjat as si blija

As si shisja

Ja këtu në zemër i lidha

Se jetoja

Vetëm për një dashuri

Dhe si të rrojë një dashuri thoja!

Gjithmonë e jetë ta fala buzëqeshjen time

Ah ,dhuntia ime e vetme

Edhe kur shumë keq ndihesha

Se pak nga pak po vdisja

Kur shihja se po venitesha!

Nuk harrova kurrë të buzëqeshë

Isha shumë e vetmuar

Mendoja se ti shpejt do të vish

Dhe fshihja trishtimin

pas syve të trishtuar

Ta falja buzëqeshjen ty Dashuri !

/qendrapress.com/