E marta poetike me poeten; Shpresa Gashi ZURNACI. 

TE SHKUAREN MOS E HARRONI

———————————————–

Sa i gëzohem lirisë tuaj

Kah ndërtoni ardhmërinë

Edhe këtu ku jam e mërguar

Mendja tek ju me rrinë

I gëzohem ditëve te bardha

Qe ju tashme i gëzoni

Robërinë luftën dhe plagët e saj

Tashme si kohe e shkuar ta kujtoni

Ta kujtoni e mos ta harroni

Atë qe ju e përjetuat

Dhe te ardhmen ta ndërtoni

Për te mirën e brezave tuaj

/qendrapress.com/