E marta poetike me poeten;Arta ZAJMI

UNE DHE TI

————————————-

Te strukur ne natyrën vjeshtore,

Dëgjonim shushurimën e gjetheve te thara….

Era frynte furishëm ne buzëmbrëmje…

Gjethet ishin thare ,por jo edhe fjalët

tona.

Ato sillnin pothuajse pranverën ne atë zymtësie..

Ne ndiheshim te ngazëllyer atë çast..

Buze Lumëbardhit qëndronim ne atë bukuri stine…

Unë dhe ti,dy zogj te se ardhmes…

Ëndërronim për dashurinë,jetën,ardhmërinë..

Sa kuptim i jepnim jetës ,ne te dy…

Fjala ,çasti , vlenin me shume se pasuria…

Çdo premtim ,i ngjante stinës ne kohe…

Dhe sot ne ketë stine ,i kujtoj me mall çastet…

Dhe them me vete sa shume vlejnë ato,

Mu sikurse ,një stine.

Kështu ishim dikur zemër..

UNE dhe TI…

/qendrapress.com/