E marta poetike me poeten;Kimete DURMISHI 

POEZIA

(Ripostim)

———————————-

Kam pyetur dyshimin tim

A duhet të shkruaj poezi

Ditët e kaluara të jetës

Nuk mund t’i kthej përsëri

Poezinë̈ e mbyllur

A mund ta hap përsëri

T’i përkulë̈m me nderim

E të fluturoj në pafundësi

Kjo është një e vërtetë e madhe

Si dielli që lind nga lindja

Dhe shëndërit si hëna e plotë

Kur natën bën dritë

E hidhur dhe e ëmbël

E çuditëshme ndër vite kalova

Deri në këtë shekull jetova

Me kujtimet e mia ty poezi të shkrova

Ditët që po zbehen i mallkova

Dua të jem padron i fatit tim

E lehtë është për t’u kujtuar

Dhe vështirë për t’u harruar

Jeta ime me poezinë̈

Është si një̈ melodi e bukur

Më e lashtë se kënga

Dhe si një̈ këngë më e vjetër se poezia

Ëndrrën për ty dua të përfundoj

Si relikt a festë bashkimi

Këto janë̈ kufijtë e jetës sime

Për mua dhe ty poezi

Por ti poezi e fitove lirinë̈

E unë̈ sërish të kam pranë̈.

25 tetor 2020 Kimete Durmishi

Zürich

Redaktuar nga

Agim Desku

/qendrapress.com/