E marta poetike me poeten:Prena PRENDI

Duar të lodhura,e shpirt lodhur
——————————————
Teksa me bus kthehesha në shtëpi
Pas 3 orë pune ,të lodhur nga pagjumësia
Një grua moshatare ,ulet përbri
Fytyrën me rrudha e flokët me thinja.
Ashtu fshehurazi ,hodha vështrimin
As njëra as tjetra nuk ndërruam fjalë
U binda që si unë në sabah ,kish bërë zgjimin
Më shumë se e bindur,kombësinë e saj.
Ah,motër mendova,ç’farë na gjeti
Veten tonë ,me dorë e vramë
A sheh sa “ i ëmbël” është kurbeti
Ndërsa mendja më sillej vërdallë.
Nënë e gjyshe ish’ dhe ajo e kuptova
Të shijojë fëmijë e nipa në shtëpi
Duart e saj të plasaritura nga lodhja
Njësoj si unë mendova,qenke dhe ti.
Cell nxori ,shqip dëgjova fjalë
Në fytyrën e saj e njoha që në fillim
Zemra nga vendi ,thashë do më dalë
Endemi nëpër botë,mallkoj emigrim.
Ju lutemi ,vendi ynë i dashur
Bëni marrëveshje,gjeni në ujdi…!
Me vendet e botës ku jemi hallakatur
Vitet e punës që lamë në Shqipëri.
Të pushojmë disi,frymë të marrim
Të gëzojmë pak ditë me nipa e mbesa
Të këpusim nga fyti përgjithmonë litarin
Stafetën e punës ta vazhdojnë ,të tjerë breza.
P.Prendi Nëntor 2022 Firenze