E marta poetike me poeten;Valbona AHMETI 

HEROI IM

( Sabit Bekë Veliu)

———————————–

Gazetar dhe aktivist gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës!

Ishte frutë i pjekur

Që pikonte nga trung i vjetër

Nip ballisti

Gazetar e aktivist

Shkrimtar e gjuhëbrisk

Ligjëronte me ëndje mësuesin

Gjaku i vlonte për atdhedashurinë

Shikimi i tij depërtonte përtej rrezeve të dritës

Mendjehollë që njihte mirë plagët e shqipes

Nuk do të lejojmë

Që stuhitë dhe uraganet

Gjithmonë të n’ a godasin

Këmishë e gjymtuar

s’na shkon për shtati

Shpirti i digjej si eshkë

Ëndrra për liri rrëzon çdo bjeshkë

Kryeneç qëndroi përherë

Atdheun duhet t’a mbrojmë me nder

UÇK-ja ka lidhë Besë

Pa i skuq kreshtat nuk bën kthesë

Mëngjesi i atij marsi çeli i zymtë

Barbarët i ranë në pritë

Tek pishat e Skenderajt i morën jetë

Trupi i tij tani po rrinte i shtrirë

Në ballë po i ndrinte një yll

Dukej se nga portreti i tij po buronte Dielli

e blun e syve ia kishte falë qiellit

Mbi Drenicën trime ra një hije

Hije lirie

Iu afrua vogëlushja e tij

Me zërin e brishtë!

Jam ILIRJETA!

Babi ti paske fjet

Zgjohu se bishat tani kanë ik

Hapi sytë e bukur blu

Shihe bijën tënde

Si po e hedhë hapin e parë në LIRI

Unë tani po eci pa u rrëzuar fushave të blerta

Me premtove se do të më mbash

mbi supet tua të gjëra

Kjo ishte ëndrra jote

ILIRJETA ti më pagëzove

Të lutem zgjohu

Zemrën e krahët i kam sa të një zogu

Pëllumbat në qiellin e lirë po bëjnë harqe

Lotët do t’i arratisi, babi im

Se Dardania tani është në Paqe

Heroi im!

Valbona Ahmeti

11.Nëntor 2022

/qendrapress.com/