E mërkura poetike me poeten;-Bruna POETJA

PAK BULËZA LUMTURIE
———————————
Sa doja të pija çdo ditë ujë nga burimi i lumturisë
Të shuaja etjen për lumturi, të rridhte si çezëm lumturia
Nuk mbaj mend që nga ditët e bukura të fëmijërisë
Vetem pak bulëza lumturie njomën buzët e mia!
Vetëm pak bulëza lumturie njomën buzët e mia të thara nga etja
Dhe ato avulluan shumë shpejt duke më lënë të etur përsëri
Pak bulëza lumturie nuk mjaftojnë nga lindja deri tek vdekja
Kështu qenka kjo jetë, një Sahara me pak bulëza lumturi!
(Bruna Softa)
/www.qendrapress.com/