E mërkura poetike me poeten: Doloreza SPIRO

Më fal nënoke!

————————————-

U zgjova sot nga një makth e dhimbje.
Pashë sytë e lotuar kisha qarë në gjumë.
Sot moj nënë duhej të isha në vendlindje.
Atje ku zemra të dhëmb më shumë.

Më fal nënoke, që nuk erdha dot.
Të ndezja një qiri a të jepja pak ujë.
Unë bija jote pranë teje duhej t’ë isha sot.
Për engjëlloren time të lutesha në gjunjë.