E mërkura poetike me poeten: Merita ÇYRBJA 

SHALLI I NENES

Sa herë hap sirtarin,të shoh e më vijnë lot,
ty shall i leshtë të përkëdhel lehtas me dorë.
Aromën që përhap s’ka dyqan të ma shesë,
profum qe nuk gjendet as kërkund në botë.

Është aty akoma aromë e nënës sime,
kur krahëve e hidhte në ditët me fresk,
sa herë ndihem keq e për ty kam nevojë,
marr shallin e shtrëngoj, mallin dot se heq.

Mbyll sytë e me shfaqet vizioni yt i shtrenjtë,
kur derën e oborrit me hapje me nxitim,
më mbuloje krahët me shallin tënd të ngrohtë,
me dorën rreth belit e sytë plot shkëlqim.

Ohhhh… ky shall i butë me aromën tënde,
do të jetë sekreti i te gjithë ditëve të mia,
do ti susurroj ëmbël kur të jem e lumtur,
do me jete ne krahë në ditë të këqija.