E mërkura poetike me poeten;Flora PECI

Nëse…

———————-

Nëse sot vajton një kitarë

Nesër do të këndojë një violinë

Që të dyja kanë tela…

Nëse sot kukuvajka vajton

Nesër kanarina ëmbël do të cicërojë

Nëse sot bie shi, i qull faqet e mia

Nesër do të nxejë dielli

Agu do të më përqafojë

Nëse sot jo, nesër…

/www.QendraPress.com/