E mërkura poetike me poeten;Gladiola JORBUS

Endem në oqeanin e dhembjes
————————————————
Poezia ime lind në buzëqeshjen tënde.
Endem pas pikës së vetme të ujit
që ringjall shkretëtirën.
Këndoj me zogjtë e qiellit.
Vërshojnë flokët e tu të mëndafshtë
mbi ëndrrat e mia.
Endem në oqeanin e dhembjes.
Kërkoj vetëm një liman
për të strehuar zemrën time.
Më në fund…
trokas në portën e dashurisë.
Vallë do ta hapësh?!
/qendrapress.com/