E mërkura poetike me poeten;Inida BRAHIMI 

DITËT

————————-

Ditët e mia të buta

Në pak metra katrorë

varros

Ato të pajetuarat

Jeshile nefriti që

nuk sos

Qoshkëzave cerebrale

Harrimit tënd kumbues ,

fundos

Ato të bukurat

Tharm shpirti, formë “L”-je

Të humburat kurm-bosh!

&  &  &

 N’ATË GUSHT KU RRIJE TI

———————————-

N’atë gusht ku rrije ti

harlisur mjegullash

Vijës kohë;një kartë mavi

Se u bëmë në një grusht pjergullash

Gjethja gjethesh, piqemi

Tharm’ i ëmbël nëpër shi!

Që nga koha e Adamit, feksje Evash, njihemi

Pjalm’ i hidhur,vakt i pijeve në flijim

S’më çudit më prerja gjer në rrëzë e kësaj vene

Shkuar gjak’ i tërë tani …

Do t’a pi…hijeve të pjerrëta

Dehur shpirtshëm anasjelltas

N’atë gusht ku rrije ti

Them me vete: ”mbetëm rrokje me bojë letrash”

Në lajthitje

U bë modë gushteve tona

N’atë qoshk e mbetur ikje…

N’atë qoshk ku rrije ti

N’atë gusht të bërë shi

larg nga bota!

Aq e kaltër rreh aorta…

./qendrapress.com/