E mërkura poetike me poeten;Teuta BIÇAKU

Duke gjurmuar në “ditarin tim” të vargjeve…

———————————

Asnjëherë e plotë

Ëndërr shkëputur prej gjumit.

Rreze veçuar prej resë së sterrtë.

Pikë loti shkëputur prej gëzimit.

Kapitje pas ngritjengjitjes së sertë.

Shkëputur grimca gjaku prej gjakut tim.

Shkëputur dejesh një shpresë e pambrojtur.

Asnjëherë krejtësisht e plotë.

Asnjëherë tërësisht e shkërmoqur.

/ëëë.qendrapress.com/