E premtja poetike me poeten;Violeta KADRIU

PRITJA
————————————
S’e kam dijtë se sa dhembë pritja
gjersa të takova TY,
e vështirë, si n’majë t’shkëmbit ngjitja
pa ra në gjumë e pa mbyllë sy!
Oh,sa ditë e net kam pritur,
të kam pritur, pritur kot
m’ka gërryer malli e dëshira
e jastëkët i kam larë me lotë!
Ti nuk dijte çka është kthimi
as në jetë s’do ta dijshe kurrë,
me vite m’ka rëndu trishtimi
pse për ty u bana urë.
KURRË në jetën time
unë më s’kam me të dashtë,
kurrë më dora jote
s’ka me mujtë me m’prekë.
Edhe nëse vuaj a çmendem
ani, ani nashtë,
veç Zoti e di prej teje çka kam hekë!…