E shtuna poetike me poeten ;Ajne IBERHYSAJ
DUA
————————————
Erë bjeshke të isha do të doja
Në atë qytet të zhurmshëm të vija
E t’i zgjoja ëndrrat e fjetura
Shpirti ta rigjejë vetveten.
Ky trup papërmbajtshëm luhatet
Askush veten s’mund ta njohë
Besa edhe shpesh sytë m’i përflakin udhët
Gjithë jetën mbeta, fëmijë i trazuar
Ëndrra, që më ngjajnë me klithma zogjsh
Brenda meje zjarrin,
Me gjethe vjeshte ma ndezin!
Sikur në gji ushqej, një mllef të vjetër
Sikur gjej, një shteg fjalësh
Sikur dua, ta përmbys fatin
E vetme, ta bëj udhën e pikëpjekjes
Me sy kah shpresa
Rrugët janë mbuluar me gjethe vjeshte
Që nesër ato do të bëhen ortekë bore.
Larg frymëmarrjes sime!
/www.qendrapress.com/