E shtuna poetike me poeten; Kozeta ZAVALANI

Pëshpërit me zogjtë e mëngjesit
———————————————-
Me kafen time të dashur,
dielli jashtë
pëshpërit me zogjtë e mëngjesit.
Unë pi një gllënjkë;
një dallëndyshe merr udhëtimin.
Nuk vrapoj, ta ndjek
dhe mbi këtë të uruar
filxhan kafeje
me ajrin e aromatizuar
ngrihet melodia ime e preferuar…